Së shpejti
Standardi i ri për pasuritë e paluajtshme shqiptare.
E ndërtuar për këdo që beson në Shqipëri. Listime reale, agjentë realë, disponueshmëri te verteta — në gjithë Shqipërinë dhe Kosovën — qofshi blerës për herë të parë në Tiranë apo investitor që kërkon nga jashtë.
Rezervoni vendin tuaj
Pa spam · Vetëm një email në lançim · Çregjistrohuni në çdo moment
Shqipëri · Kosovë
—
Koha deri në lançim
—
Në listën e pritjes
Garancia Streha
01
Vetëm agjentë të verifikuar.
Çdo agjent që liston tek Streha është një profesionist i licensuar dhe i përgjegjshëm. Pa profile anonime. Pa agjensi fiktive. Vetëm agjentë që mbajnë pëgjegjësi për listimet e tyre.
Agjentë të Çertifikuar

Arben Hoxha
Tirana Premium Properties02
Zero listime të skaduara.
Nëse ndodhet në Streha, atëherë është e disponueshme. Çdo listim mbahet aktiv vetëm për aq kohë sa prona është vërtet në treg. Pa listime të vjetruara, pa telefonata të shkuara dëm.
Disponueshmëri e Reale
✓ Verified Available€185,000Blloku, Tirana
03
Ndërtuar për profesionistët.
Të dhënat pas çdo listimi, jo thjesht pamja vizuale. Historia e çmimeve të shitjes, të dhënat e kthimit nga qiraja, dhe një strukturë e integruar për të menaxhuar çdo kërkesë — kështu që, pavarësisht nëse këshilloni një klient apo vlerësoni një investim, ju punoni me fakte, jo me hamendësime.
Inteligjencë e Tregut

€245,000Price trend +12% YOY ↑
Kodra e Diellit, PristinaPër kë është krijuar
Për Blerësit
Blini nga kudo në botë, pa kaosin e tregut.
Filtroni sipas vendndodhjes, buxhetit dhe llojit të pronës — dhe më pas komunikoni drejtpërdrejt me agjentin. Pa ndërmjetës të fshehtë, pa mister. Qofshi në Tiranë apo në Toronto, procesi i gjetjes së pronës tuaj të ardhshme në Shqipëri ose Kosovë do të rrjedh natyrshëm, ashtu siç duhet.
Për Shitësit
Blerësi i duhur ju gjen shumë herë më shpejt.
Kur çdo listim në platformë është i besueshëm, blerësit kërkojnë me perceptim tjetër — me qëllim blerjeje, jo me skepticizëm. Prona juaj i shfaqet atyre që janë vërtet të gatshëm të blejnë apo të investojnë.
Për Agjensitë
Listimi juaj. Jo i të gjithëve njëkohësisht.
Në shumicën e platformave, e njëjta pronë publikohet nga dhjetë agjentë të ndryshëm dhe në fund askush nuk fiton. Tek Streha, listimi juaj mbetet i juaji — kështu blerësi ju telefonon vetëm ju.
Për Investitorët
Tregu i pronave shqiptare është plot me zhurmë. Streha jo.
Fitimet e qirave, vlerësimet e tregut dhe disponueshmëria e pronave llogariten nga transaksione reale të mbyllura, duke bërë që analiza juaj të bazohet në realitet, jo në shifrat që dikush thjesht shpresonte të arrinte.
Për Qiramarrësit
Të transferohesh diku tjetër është mjaftueshëm e vështirë.
Streha është ndërtuar për të gjithë ata që mbërrijnë në Tiranë apo Prishtinë pa pasur njohuri mbi zonat lokale — në mënyrë që të kuptojnë lagjet, çmimet reale të tregut dhe të gjejnë një vend që vërtet ia vlen ta quajn shtëpi.
Për Qiradhënësit
Lëreni qiramarrësin e duhur t'ju gjej lehtësisht.
Listoni pronën një herë të vetme dhe menaxhoni gjithçka nga një platformë — kërkesat, vizitat, interesin — pa kaosin e zakonshëm që sjell dhënia me qira privatisht. Prona juaj, kushtet tuaja, gjithçka e organizuar saktë.
Streha.
Çdo pronë meriton një vend ku mund të gjendet me lehtësi.
Prona juaj, e gjetur ashtu siç duhet.
